Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga flakët një skaf në Shëngjin, drejtuesi arrin të shpëtojë

2023/07/anije.png

Një mjet lundrues skaf është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:13, ku skafi “Peshkaqeni i zi ” i përkiste F.G, një të riu nga Mamurrasi.

Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit lundrues, që mund të jetë shkaktuar dhe nga temperaturat e larta.

Drejtuesi i mjetit lundrues me të parë flakët është hedhur në det, ndërsa është ndërhyrë shpejt për të shuar flakës. Ajo çfarë ka mbetur nga skafi është rimorkiuar dhe nxjerrë në kalatë. /Tch/Telegrafi/