Please enter at least 3 characters.

Perezi e urdhëron Lopeteguin t'i largojë pesë yje prej Realit

2018/06/GettyImages-962772854.jpg
134:" during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine.
13:"Michael Regan

Julen Lopetegui, trajneri aktual i Spanjës, nënshkroi një kontratë trevjeçare me Real Madridin, i cili do të jetë pasardhës i Zinedine Zidanet.

Natyrisht, zgjedhja e papritur për një trajner të ri Real është tema kryesore në mediat spanjolle.

Lopetegui është një tifoz i lojtarëve të rinj duke përjashtuar gardën e vjetër ndërsa preferon formacionin 4-3-3 si dhe posedim të topit.

Julen Lopetegui (Getty Images)

Kjo ka bërë që të spekulohet se me bekimin e presidentit, spanjolli nuk do të llogaritë në shërbimet e Cristiano Ronaldos, Luka Modricit, Gareth Balet, Karim Benzemat dhe Keylor Navasit.

"Ai kurrë nuk do të luajë në ekipin tim", kishte thënë spanjolli tre vjet më parë për Gareth Balen.

Dy prej lojtarëve që e kanë të sigurt qëndrimin te madrilenët janë Casemiro, të cilin e ka pas nën urdhra 51-vjeçari edhe te Porto si dhe kapiteni Sergio Ramos, i preferuari i presidentit Florentino Perez.

Ndryshe, Lopategui do ta merr drejtimin e madrilenëve posa të përfundoj kampionati botëror në Rusi. /Telegrafi/