Please enter at least 3 characters.

Perez dhe Zidane planifikojnë transferimin e Alonsos

2017/11/GettyImages-875773734.jpg
283:"WEST BROMWICH, ENGLAND - NOVEMBER 18: Marcos Alonso of Chelsea celebrates scoring his side's third goal during the Premier League match between West Bromwich Albion and Chelsea at The Hawthorns on November 18, 2017 in West Bromwich, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjiganti spanjoll, Real Madridi po kërkon mbrojtësin e majtë të Chelsea, Marcos Alonso.

Presidenti i Realit, Florentino Perez ndjen se forma e yllit të krahut të majtë, Marcelon, është në rënie dhe dëshiron të gjejë sa më shpejt një zëvendësues të denjë për brazilianin.

Reali mund të llogarisë në Theo Hernandezin, por Perezi beson se trajneri Zinedine Zidane ka nevojë për një alternativë më me përvojë në atë pozitë.

Perez dhe trajneri francez kanë diskutuar ri-nënshkrimin e ish-mbrojtësit e tyre te Real Castilla, Alonso.

Sipas mediumit Don Balon, Zidane është frustruar me Marcelon dhe francezi e sheh Alonson si një zëvendësim të përsosur për brazilianin.

Reali mori një barazim 0-0 kundër Atletico Madridit të shtunën në La Liga dhe ky ishte kulmi i formës së dobët të klubit mbretëror.

Ky barazim i lë gjigantët spanjollë 10 pikë pas rivalëve të tyre të Barcelonës pas vetëm 12 ndeshjeve.

Ndryshe, Mbretërit po shikojnë për përforcime edhe në pozita tjera, ku sulmi është “thembra e Akilit” këtë sezon. /Telegrafi/