Please enter at least 3 characters.

Përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se Melania Trump me raste përdor sozi

2019/03/MelaniaTrump1.jpg
469:"WASHINGTON, DC - MARCH 07: First lady Melania Trump delivers remarks during the International Women of Courage Awards in the Dean Acheson Auditorium at the Department of State's Harry S. Truman building March 07, 2019 in Washington, DC. Ten women from all over the world were recognized for their work in human rights, education, journalism, law enforcement and other endeavors that furthered women's rights and representation. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
12:"Getty Images

Në rrjetet sociale është rihapur tema se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, përdor zëvendësuese për t'u shfaqur në kraha të presidentit Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja e tij gjatë fundjavës kanë qëndruar për një vizitë në Alabama, ku e humbën jetën 23 njerëz.

Mirëpo, me të arritur në Alabama, në Twitter nisi të shpërndahej hashtagu '#FakeMelania' (Melania e rrejshme).

Në fakt, përdoruesit e Twitterit dhe ithtarët e teorive konspirative pohojnë se Melania ka përdorur një zëvendësuese për këtë rast.

Si fakt, ata kanë bërë krahasime të flokëve, gjatësisë, hundës dhe sjelljeve. Sipas tyre, dallimet ndërmjet saj dhe sozies janë të dukshme dhe se personi që ka qenë me Trumpin nuk është Melania.

https://twitter.com/jamescorscadden/status/1104311930531921920

Thashethemet se Zonja e Parë me raste përdor një sozie kanë filluar që në tetor të vitit 2017, kur ishte paraqitur para mediave. Ndërsa në gusht të vitit të kaluar u përhapën spekulimet se ajo nuk kishte udhëtuar në Columbus. /Telegrafi/

https://twitter.com/RupertMyers/status/1104146945583521794