Please enter at least 3 characters.

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më 9 tetor në Debat Plus

Perparim Rama, Hajrulla Çeku, Uran Ismaili

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot në Debat Plus edhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili është edhe kandidat nga radhët e LDK-së për një mandat të ri.

Në debat do të jenë gjithashtu kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, si dhe kandidati i PDK-së, Uran Ismaili.