")
Please enter at least 3 characters.

Për Ditën e Poezisë, Matoshi risjell ndryshe vargjet e lotit për Nanën dhe Beben e saj!

2016/03/haliliiii-e1456928513163.jpg

Për hir të 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë, poeti Halil Matoshi risjell versionin e ri të poezisë së pëlqyer për Rebeka Rexhepin, e cila ditë më parë humbi betejën me kancerin, duke prekur zemrat e shqiptarëve kudo që ata janë. Meqë poezia e tij, e shkruar si refleksion momenti u pëlqye dhe emocionoi lexuesit, Matoshi e rilexoi dhe thotë se “mundet me u ba ni poezi e vërtetë”! Më poshtë mund ta lexoni versionin e ri të kësaj poezie.“1. Hyjneshat në fron- për Xheraldina Maria NANËN dhe BEBEN e saj -Na ishte ni herë ni NANË dhe e kishte ni çupëz sa trohaPapandehun ni ditë BEBA - ajo po vallëzonte me retë…Dikur seç iu tek bebës me u s’mu e naze me bâ si princeshë e përlotunMasanej kukullat i braktisi dhe ngat e donte sall NANËNdhe librat me mrekulli zgjimiDhe u nis udhëve të botës ec e ec e ec…me e gjetë ni strehë për shpirtin e NANËSku s’ka dhimtë po andrra me princa…E njoh ni grue me emnin e mbretneshes shqyptarepo ma shum i get Nositit lasgushian qe heq nga vetja copa mushknishë e melqie me e ushqye zogun e vet n'flat'rim...Shkul veten - jep asaj - me e mbajtë të gjallë, jetë me i dhanë!Qe s'fle me netë e ditë me i sjell pak gjumë BEBES së saj!Qe grith qiellin per me i sjell fresk BEBES kur ka zjarmi!çel gojën si flaut me flatra me marrë zâ nga tâna kanarinat e rruzullimitme ia këndu ninullat ma t'bukura e me ia ndjell gjumin...E njoh ni NANË qe e bânte dyfish ma vigane luftën e BEBES së saj!Me jetue!E njoh ni NJERI qe âsht shkri për NjeriunPor BEBA qy kryeneçja nihere’ hodhi ‘barbikat’ përpjetë qiellit ikue NOSITI ende heq e jepFrymën - qe kujtimi i BEBES me rr’nue si sinonim i luftës titanike për jetë!!!Në ni pentagram qe vend notash ka nga ni sumbull si lot!BEBA - ajo tash të buzëqeshë nga naltë NANË, ajo tash - jam i bindun - ka me u kujdesë për ty;Ajo âsht ENGJELLI Yt qe të rri pranë;te shoqnon kur vetmon...të jep bukë e ujë me lugë florini kur ke uri;të mbulon me plaf andrre kur nerth e kur vuen ka me t’ngushllue;Ti nuk je vetëm NANËTi je Toka ku BEBA ka me pushue nga sot e deri në -The End-in e Tomy & Jerry…na ishte ni herë BEBA dhe kallxuesja e radiopërrallave NANËE sheh ni qytet i tanë janë me Ty tuj vetmue - sepse BEBA âsht shndrrue n’heroinë që heq ndryshkun syveShigjeta vet âsht në duart e Erosit kundër TanatositBEBA - ajo po i mbronte fëmijtë e këtij qyteti nga frika e ni loje finale me jetën që t’rritunit i thojnë vdekjeBEBA - asht përzie me ajrin dhe aromat e tana luleve në Kosovë NANË!BEBA - ajo po flen, mos e zgjoni!E gjumi i saj zgjat sa mosha e botës‘Edhe ashtu tre të katërtat e njërzimit në çdo kohë janë në varreza’ - tha Ernesto Sabatopak para se me e gjetë atdheun parak dhe ra në gjumin final!E njoha Rebeken kurrë pa e pa, ajo mas flut’rash ngisteAjo në secilen princeshë të kësobotshme giste’E njoha përmes luftës së NANËS me lubi e përbindsha t’pa pamëNANA - ajo luftën kundrejt vdekjes e bâni lojë ”Dita-Nata…”ose “Fluturon, fluturon…”art e bâni dhembjen qe ia thyen eshtnat fjalës dashunik’putë secilen nanogrimcë shpirtie nga loti i saj sa globi monumenti i zemrës p’ej NANE ka me u bâpër dëshmi se secila NANË në botë asht Titanike!Dhe BEBE âsht e qanë!” (sic.). /Telegrafi/