Please enter at least 3 characters.

Për ditëlindjen e 25-të, Yll Limani publikon një video të veçantë nga fëmijëria

2019/09/ylllimani_65508297_683794525418670_1835237132710161534_n-e1569305243167.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, sot (e martë), feston ditëlindjen e 25-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar një sërë urimesh nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij të shumtë.

I njëjti në ditën më të rëndësishme të jetës, ka vendosur të publikojë një video në rrjetin social, Instagram, kur ishte i vogël.

"Urime ditëlindjen për mu. I urrej ditëlindjet, por i dua njerëzit që e rrethoj veten me ta çdo ditë, e që më japin dashuri, lumturi edhe kujtime të mira. Yllit të vogël në video s'ju kish besu që një ditë do të jetojë ëndrrën e tij, e që njerëzit kanë me e dashtë e përkrah siç bëni ju", ka shkruar krahas kësaj video ai.

Ndonëse ka pak vite prej se u bë pjesë e estradës, Ylli konsiderohet të jetë një nga zërat më të pëlqyer e më të kërkuar në treg.

Përgjatë këtyre viteve, artisti Limani ka sjellë projekte e bashkëpunime mjaft të suksesshme dhe ka qenë pjesë e kompeticioneve të ndryshme muzikore. /Telegrafi/