Për 24 orë u gjobitën 815 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë
07/05/2021
Policia eKosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 815 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/


