Pepe: Nëse s'ka penalti, e mundim Barcën
13/04/2014
Pepe thotë se shpreson që në takimin e radhës mes dy skuadrave të mos ketë shume penalti, pasi në këtë mënyrë Reali do të fitojë.
"Në ndeshjen e fundit ndaj Barcës, ne merituam të fitojmë. Nuk ishte El Clasico normal, me aq shumë penalti. Ne do të tentojmë që të luajmë lojën tonë dhe tifozët do të na përkrahin".
"Atje nuk do të ketë favorit. Ne kemi nga 50 për qind shansa për ta fituar Kupën dhe Reali është gati për këtë", u shpreh Pepe. /Telegrafi/


