Please enter at least 3 characters.

Pengoi dhe kanosi zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës, arrestohet një person në Fushë Kosovë

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/