Please enter at least 3 characters.

Pendarovski: Angazhimi i mbretëreshës Elizabeth II për t'i shërbyer popullit do të jetë frymëzim për brezat e rinj

2019/12/Stevo-Pendarovski-MK.png

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

"Ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.

Angazhimi i saj i përjetshëm për t'i shërbyer popullit, përkushtimi dhe lidershipi edhe në momentet më të vështira do të jetë një frymëzim i qëndrueshëm për brezat e rinj", shkruan Pendarovski në Facebook.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet./Telegrafi/