Please enter at least 3 characters.

Peja, e sigurt për fitoren ndaj Teodos

2016/01/peja-e-sigurt-p-euml-r-fitoren-ndaj-teodos_hd.jpg

 Është më se e sigurt që edhe përkrahja e tifozëve vendës “Shqiponjat” do të jetë në nivelin më të lartë. Nënkampioni i Kosovës në ndeshjen e sotme hyn me një ndryshim në përbërje, pasi nga skuadra është larguar amerikani Ephrem Davis, ndërsa në “Karagaçi” është rikthyer kroati Teo Simoviq, i cili nëse ka arritur ta sanojë në tërësi lëndimin që e pësoi në edicionin e kaluar, atëherë do të jetë përforcim i madh për verdhezinjtë, shkruan gazeta Arena.
Organizatori i lojës së Pejës, Samir Shaptahoviqi është optimist se skuadra e tij do t’i gëzohet fitores së dytë, por gjithnjë duke shprehur edhe respektin për rivalin. “Është më se e qartë se në Ligën Ballkanike nuk ka rival të lehtë. Kjo u dëshmua edhe në ndeshjet që i zhvilluam kundër Kumanovës e Sutjeskës. Pra, duhet të jemi maksimalisht të përqendruar dhe jo të na ndodh ashtu sikur në Nikshiq. Pastaj, duhet që secili nga ne të japë maksimumin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë deri te fitorja. Njëkohësisht, pres ndihmën e madhe nga tifozët tanë“, ka thënë Shaptahoviqi për Arenën.
Violina e lojës së pejanëve shpreson edhe në kontributin e të rikthyerit Simoviq. “Teo është lojtar mjaft i mirë dhe me përvojë të gjatë. Jam i kënaqur që sërish është pjesë e skuadrës sonë dhe pres të na ndihmojë në arritjen e synimeve tona”, ka shtuar plejmejkeri i Pejës.

Mst. Veseli i bindur për fitore

Alban Veseli ka treguar lojëra mjaft të mira në ndeshjet e fundit dhe pret që një gjë të tillë ta bëjë edhe sonte kundër Teodos. “Nuk më shkon mendja tek asnjë epilog tjetër përveç fitores sonë. E tëra që duhet të bëjmë është ta ruajmë përqendrimin deri në fund. Kemi skundër mjaft të mirë, luajmë në palestrën tonë dhe sigurisht që do ta kemi edhe përkrahjen e madhe të ‘Shqiponjave’. Jam i sigurt se në ndeshjen e sotme nuk do t’i përsërisim gabimet që na u shfaqën në Nikshiq dhe në fund do t’i gëzohemi fitores”, ka thënë Veseli.
“Sanjperisti” i Pejës është i vetëdijshëm se Teodo nuk është rivale e lehtë. “Sigurisht që kemi të bëjmë me një rival mjaft cilësor, por unë jam i bindur që nuk do të lejojmë të befasohemi”, ka shtuar Veseli.