Please enter at least 3 characters.

Peja e shkatërron Bashkimin

2016/01/peja-e-shkatrron-bashkimin_hd.jpg

Bashkimi është treguar kafshatë e lehtë për Pejën, në derbin e xhiros së parë të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Kampioni aktual i Kosovës fitoi me rezultat 91-52, në një ndeshje të cilën e dominoi fund e krye, raporton Express.

Prizrenasit ishin deri diku afër kundërshtarit në pjesën e parë, e cila u mbyll 41-35 për verdhë e zinjtë. Në vazhdim, gjithçka foli ‘pejançe’, pasi djelmoshat e Danijel Lutzit e ngritën avantazhin në çerekun e tretë, pas së cilit rezultati në semafor shënonte 39-67, për të fituar në fund me gati 40 pikë dallim.

Ndërkohë, Sigal Prishtina e mposhti pa problem Dritën, duke shënuar pothuajse dyfishin e pikëve të kundërshtarin. /Telegrafi/

ETC Superliga – Xhiroja e parë

Rezultatet:

Besa – RTV 21 74:80
Sigal Prishtina – Drita 108:56
Bashkimi – Peja 52:91
Kastrioti – Trepça 73:68.