Please enter at least 3 characters.

Peja e fortë për 21-shin

2016/01/f.0505215837312_210.jpg

Teleboysat e nisën në mënyrë fascinante çerekun e parë me aksione të shpejta dhe të sakta duke krijuar një epërsi solide mbi pejanët që i kishte kapluar një nervozizëm i madh, 15-23.

Ndërsa, në çerekun e dytë gjërat ndryshuan. Pejanët të ndihmuar nga Samir Shaptahoviq u rikthyen në lojë me një seri të shpejtë prej 15-0 për ta përmbysur epërsinë dhe për të dalë në avantazh, 42-29.

Në çerekun e tretë vendasit e ngritën edhe më shumë epërsinë, kryesisht me anë të trepikëshave të Shaptahoviqit dhe Veselit, 60-44.

Çereku i katërt u zhvillua vetëm sa për formalitet, sepse pejanët veç e kishin siguruar fitoren në këtë takim dhe Teleboysat nuk patën mundësi të ktheheshin në lojë. Ndeshja përfundoi me 12 pikë epërsi për Pejën, 74-62.

Koshashënuesit më të mirë të Pejës:
1Samir Shaptahoviq Alban Veseli20 pikë
2Dardan Berisha18 pikë
3Samir Shaptahoviq17 pikë
4Valdet Grapci8 pikë
Koshashënuesit më të mirë të RTV 21:
1Kendrick Jones22 pikë
2Ersan Ozseven13 pikë
3Brendan Roberson 9 pikë
4Elvan Iljazi8 pikë

/Telegrafi/