Please enter at least 3 characters.

Pedro do të largohet si futbollist i lirë nga Chelsea, sa shumë skuadra pas spanjollit

2020/03/GettyImages-1206932141.jpg
267:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 17: Pedro of Chelsea and Fred of Manchester United in action during the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United at Stamford Bridge on February 17, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas pesë viteve qëndrim në Stamford Bridges te Chelsea, Pedro Rodriguez do të largohet këtë verë.

Sulmuesit spanjoll i përfundon kontrata me londinezët dhe Chelsea nuk i ka ofruar rinovimin e saj.

Por për reprezentuesin spanjoll nuk mungojnë ofertat, pasi shumë skuadra kanë kontaktuar agjentin e tij.

E ardhmja e tij është mes tre kampionateve, Ligën Premier ku kërkohet nga West Ham United dhe Newcastle.

Ndërkohë më i mundshëm duket transferimi në Serie A, pasi skuadra të mëdha si Roma, Napoli, Milan, Lazio dhe Fiorentina kanë shprehur interesim.

Pedro. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ekziston një mundësi që Pedro të rikthehet edhe te Barcelona ku kaloi shtatë vite tek skuadra e vendlindjes së tij.

Gjithsesi për lojtarin në La Liga opsione të mira janë edhe tri skuadrat tjera si Valencia, Villareal dhe Sevilla që gjithashtu kanë shprehur interesim.

32-vjeçari këtë edicion nuk është preferuar shumë nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard dhe është paraqitur vetëm në 18 ndeshje në të gjitha garat, kryesisht duke u inkuadruar nga banka rezervë. /Telegrafi/