Please enter at least 3 characters.

"Pavarësisht gjithçkaje që ka arritur...", trajneri i Atlasit reagon për festimin e Messit në fytyrën e Coccaros

Lionel Messi tërhoqi vëmendje të madhe pasi festoi me pasion golin e fitores së Inter Miamit në minutën e 96-të kundër Atlas, në kuadër të Kupës së Ligës.

38-vjeçari vrapoi drejt Matias Coccaros dhe shpërtheu në festim “në fytyrën” e tij, duke u siguruar që ky moment të mos kalonte pa u vënë re.

Ky gjest u interpretua nga shumëkush si mungesë respekti, por jo nga trajneri i Atlasit, Gonzalo Pineda.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, Pineda deklaroi se nuk e priste një festim të tillë nga argjentinasi.

"U habita nga festimi i Messit pas fitores ndaj nesh", deklaroi trajneri i Atlas.

"Kjo tregon sa e rëndësishme ishte ndeshja për të – pavarësisht gjithçkaje që ka arritur në karrierë", shtoi ai. /Telegrafi/