Please enter at least 3 characters.

Patrick Kluivert: Preferoj që Justin të luajë te Barcelona

2018/03/Patrick-Kluivert.jpg
258:"DALLAS, TX - APRIL 17: Former French professional footballer Eric Abidal and Curacao national football team coach Patrick Kluivert are interviewed on KTCK 1310 The Ticket radio station on April 17, 2015 in Dallas, Texas. (Photo by Mike Stone/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Ajaxit, Justin Kluivert, duhet të refuzojë Manchester Unitedin dhe t'i bashkohet Barcelonës, sipas babait të tij.

Patrick është një nga sulmuesit më të mirë që ka veshur fanellën e klubit katalunas dhe në 257 ndeshje ka shënuar 122 gola.

"Jam shumë krenar për atë, ai po bën mirë te Ajaxi", ka thënë Kluivert i cituar Omnisport.

"Ai tani është lojtar për formacionin startues dhe nëse vazhdoj të luajë kështu do të jetë lojtar i rëndësishëm në të ardhmen",

"Preferoj që ai të shkojë te Barcelona, por në futboll mund të ndodh çdo gjë. Ai është i rritur dhe mund të marrë vendime për vete, por ai tashmë ka thënë se ka ëndërr të luajë për Barçën".

(Foto: Getty Images)

"Por, në futboll nuk i dihet kurrë", ka shtuar legjendari Patrick.

Justin ka shënuar 10 gola në 50 paraqitje për Ajaxin dhe ishte një lojtarët vendimtar që klubi nga Amsterdami preku finalen e Ligës së Evropës në sezonin e kaluar. /Telegrafi/