Pastrohen dhe dezinfektohet të gjithë kontejnerët në Shkup
11/03/2020
Ekipet i ndërmarrjes publike 'Higjiena komunale" - Shkup kanë kryer pastrimin dhe dezinfektimin e plotë të të gjithë kontejnerëve në Shkup.
Pastrimi dhe dezinfektimi, siç njoftojnë nga kjo ndërmarrje publike, është kryer menjëherë pas shmrazjes së kontejnerëve me automjetin e posaçëm që ka rezervuar me ujë dhe lëng për dezinfektim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Aktivitet, sipas kësaj ndërmarrje publike, do të vazhdojnë me qëllim që të përmirësohet higjiena e kontejnerëve dhe hapësirave publike./Telegrafi/


