Pas spekulimeve, është zyrtarizuar se Robert Pattinson do të jetë Batmani i ardhshëm
220:"CANNES, FRANCE - MAY 19: Robert Pattinson attends the HFPA & Participant Media Honour Help Refugees' during the 72nd annual Cannes Film Festival on May 19, 2019 in Cannes, France. (Photo by Antony Jones/Getty Images)
Ben Affleck në rolin e Batman (Foto: Warner Bros. Pictures)
12:"Getty Images
01/06/2019
Kompania Warner Bros ka konfirmuar se në filmin e ardhshëm "The Batman", rolin e Bruce Wayne do ta luajë Robert Pattinson.CNN bën të ditur se aktori e ka fituar këtë rol pas një sërë testes që i janë bërë.
Mediat kanë raportuar disa javë më parë se Pattinson do ta luajë rolin e superheroit, mirëpo si kandidat ishte përmendur edhe Nicholas Hoult.
Sidoqoftë, ylli i "Twilight" është konsideruar si zgjedhja më e mirë për këtë rol dhe në fund ka rezultuar se ai e ka fituar rolin.
Sidoqoftë, ka edhe të tillë që konsiderojnë se përzgjedhja e tij është e gabuar, ashtu siç ishte edhe e paraardhësit të tij, Ben Affleck. /Telegrafi/


