Please enter at least 3 characters.

Pas problemeve me sy, Mel B rikthehet në prova për turneun e "Spice Girls"

2019/05/GettyImages-150233573-e1558449356320.jpg
308:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 12: Victoria Beckham, Geri Halliwell, Emma Bunton, Melanie Chisholm and Melanie Brown of The Spice Girls perform during the Closing Ceremony on Day 16 of the London 2012 Olympic Games at Olympic Stadium on August 12, 2012 in London, England. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e "Spice Girls" , Mel B, është duke u ndier më mirë, pasi javën e kaluar kishte humbur shikimin.

Sipas The Sun, këngëtarja 43 vjeçare shkoi në spital të premten duke u ankuar se i ishte verbuar syri i djathtë. I majti i saj është dëmtuar përgjithmonë pas një operacioni të syrit me laser në vitet e e nëntëdhjeta.

(Foto: Noel Vasquez/Getty Images/Guliver)

Më pas, këngëtarja thuhet se është larguar nga spitali dhe është kthyer në prova për turneun e ardhshëm.

"Tani është duke bërë mirë, nuk është e verbuar. Ajo i tha mjekut se ishte verbuar, por syri i saj është në rregull", ka thënë një burim për People.

Brown, po ashtu, javë më parë ka treguar se është duke u përballur akoma me stresin që nga martesa e saj me Stephan Belafonte. Mel dhe Stephan u ndanë në dhjetor të vitit 2016, ku më pas këngëtarja e akuzoi atë për abuzim psikik. /Telegrafi/