Pas Perisic e Miranda, edhe Vecino kërkon largimin nga Interi
243:"MILAN, ITALY - JANUARY 19: Matias Vecino of FC Internazionale in action during the Serie A match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on January 19, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
Lucas Moura e Matias Vecino . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
Matias Vecino (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images
29/01/2019
Matias Vecino thuhet se ka kërkuar të largohet nga Inter, pasi ka marr një ofertë nga një klub emri i të cilit nuk po bëhet i ditur.
Sipas Corriere dello Sport, Vecino do t'i ndjek gjurmët e Ivan Perisic dhe Mirandas, që kanë dorëzuar kërkesën për transferim.
Gazeta shton se uruguaiani ka pasur një ofertë dhe ka kërkuar menjëherë largimin.
27-vjeçari iu bashkua Nerazzurrëve nga Fiorentina në verën e vitit 2017, duke i ndihmuar ata të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, ai ka filluar vetëm në 11 ndeshje në Serie A këtë sezon.
Ai është kritikuar për paraqitjet e tij të fundit kundër Parmas dhe Torinos.
Lojtari ka luajtur në Cagliari dhe Empoli para se të largohej drejte Firencës. /Telegrafi/


