Pas lëndimit, Britney anulon koncertet (Video)
02/05/2015
Britney Spears ka anuluar dy koncerte në Las Vegas pas lëndimit të këmbës gjatë një performance në skenë.
Organizatori i koncerteve ka bërë të ditur se mjeku e ka këshilluar atë që të mos performojë disa ditë derisa të shërohet.
Britney ishte duke kënduar hitin “Crazy” dhe pavarësisht lëndimit, ajo nuk e ndali shfaqjen.
Më pas ajo ka falënderuar fansat për mbështetjen në koncert dhe i ka qetësuar duke u thënë se ishte vetëm një incident i vogël.
Megjithatë, duket se lëndimi ishte më serioz sa që mendoi këngëtarja. /Telegrafi/


