Pas humbjes ndaj Evertonit skuadra e Man Utd regjistron disa rekorde negative
306:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 21: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United acknowledges the travelling fans as he apologises after the Premier League match between Everton FC and Manchester United at Goodison Park on April 21, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images
21/04/2019
Manchester Unitdi humbi nga Evertoni me rezultat 0-4 në xhiron e 35-të Ligës Premier.
Me këtë rast skuadra e Djajve të Kuq jo vetëm që ia zbehi vetës gjasat për pozitën e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve, por i regjistruan edhe disa rekorde negative.
Man Utd ka pranuar 48 gola deri më tani në sezonin 2018/19 në PL, asnjëherë nuk kishte pranuar më shumë gola që nga sezoni 1978-79.
Kjo është humbja e pestë radhazi me Unitedit si mysafir në të gjitha garat, këtë ecuri së fundmi herë ekipi anglez e kishte regjistruar në marsin e 1981 në urdhrat e Dave Sexton.
David de Gea tani ka pranuar tetë gola prej jashtë zonës së rreptësisë në Ligën Premier, vetëm në sezonin 2013/14 ka pranuar më shumë (9). /Telegrafi/


