Pas Dua Lipës, Liam Cowan “sulmon” edhe Rita Orën, këngëtari me ukulele i hyn në makinë për të performuar
Rita Ora u gjend në një situatë të pazakontë kur këngëtari i njohur për serenatat e tij të improvizuara, Liam Cowan – i njohur si 'Liam C' – hipi në makinën e saj për t'i kënduar këngën origjinale “Dolla Dolla”.
Liam, i cili u bë viral vitin e kaluar pas një performance të sikletshme për Dua Lipën dhe përpjekjeve të tij për t’u afruar me yje si Stormzy në Glastonbury, këtë herë iu afrua Ritës teksa ajo shoqërohej nga sigurimi mes fansash dhe fotografësh.
Në një video të postuar në Instagram, ai shfaqet duke hyrë në makinën e këngëtares me kameramanin e tij, prezantohet dhe nis të luajë me ukulele këngën e tij, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Rita, 34 vjeçe, duket e hutuar dhe pa fjalë nga situata, ndonëse i përgjigjet me mirësjellje: “Më pëlqeu shumë”.
Komentet në rrjete sociale s’e kursyen momentin, duke vënë në dukje sikletin e Ritës përmes mimikës së saj.
Liam, i cili më parë ka deklaruar se ka hyrë në Festivalin Glastonbury pa biletë për të promovuar veten, vazhdon të tërheqë vëmendje me qasjen e tij të pazakontë ndaj famës. /Telegrafi/


