Please enter at least 3 characters.

Partia e Socialistëve Evropianë, mbështet Hajrulla Çekun: Kandidati që i jep Prishtinës qeverisje të drejtë, të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse

Partia e Socialistëve Evropianë (PES – Socialists & Democrats) ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës, përmes një letre të veçantë.

Në këtë letër, PES thekson se Çeku ka dëshmuar ndër vite përkushtim të thellë ndaj qeverisjes përparimtare, me përfshirje të qytetarëve dhe angazhim qytetar aktiv.

Ai shihet si udhëheqës që e kupton se qyteti nuk është vetëm infrastrukturë, por mbi të gjitha janë njerëzit, kultura, ëndrrat dhe e drejta e secilit për të jetuar me dinjitet.

Prioritetet që Çeku vendos për Prishtinën, si transport publik të pastër dhe efikas, çerdhe e arsim publik gjithëpërfshirës, hapësira të gjelbra për familjet, jetë kulturore të gjallë dhe qeverisje transparente, sipas PES, janë pikërisht ato vlera që kryeqyteti ka nevojë sot.

"Me këtë mbështetje nga një familje e madhe politike evropiane, Hajrulla Çeku hyn në garën për kryetar të Prishtinës si kandidati që përfaqëson vizionin modern, të gjelbër dhe demokratik për të ardhmen e kryeqytetit", thuhet në letrën e dërguar nga Partia e Socialistëve Evropianë, për Kryetarin në ardhje të kryeqytetit, Hajrulla Çeku.