Please enter at least 3 characters.

Partey po shkëlqen, Reali dhe Arsenali gati ta paguajnë klauzolën e ganezit

2020/02/GettyImages-1136231577.jpg
252:"BILBAO, SPAIN - MARCH 16: Thomas Teye Partey of Atletico Madrid reacts during the La Liga match between Athletic Club and Club Atletico de Madrid at San Mames Stadium on March 16, 2019 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Thomas Partey është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

Mesfushori ganez ka qenë lider në mesfushën e Atleticos duke shkatërruar aksione të kundërshtarëve dhe duke ndërtuar të ekipit të tij.

Në 33 ndeshje në të gjitha garat për Atleticon, Thomas ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023, por duket se nuk do ta respektoj atë pasi dy skuadra të mëdha e duan me ngulm.

Thomas Teye Partey. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Marca ka raportuar se Real Madridi dhe Arsenali kanë shprehur gatishmërinë për ta paguar klauzolën e lojtarit

Klauzola e largimit të Thomas nga Los Colchoneros është 50 milionë euro, shumë që nuk është problem për skuadra si Reali e Arsenali.

26-vjeçari megjithatë pëlqen më shumë kalimin në Ligën Premier te Arsenali se sa të kalonte te rivali lokal i Atleticos. /Telegrafi/