Please enter at least 3 characters.

Parlamenti i Irakut me reforma të reja

2016/04/Irakut.jpg

Parlamenti i Irakut ka miratuar një riorganizim të pjesshëm të kabinetit, të propozuar nga kryeministri Haider al-Abadi, pas rritjes së presionit publik për reforma.

Zëdhënësi i Parlamentit Emad al-Khafaji thotë se ligjvënësit miratuan reforma për gjashtë ministri: shëndetësore, të punës dhe çështjeve sociale, të burimeve ujore, të energjisë elektrike, arsimit të lartë dhe kulturës, raporton AFP.

Këto reforma kanë për qëllim luftimin e korrupsionit shkurtimin e shpenzimeve qeveritare dhe përmirësimin e punëve të ministrive.