Parlamenti i Egjiptit aprovon ndërhyrjen e mundshme në Libi
Parlamenti i Egjiptit miratoi të hënën vendosjen e forcave të armatosura jashtë vendit për të luftuar "milicitë kriminale" dhe "grupet e huaja terroriste" në një "front perëndimor", pasi presidenti Abdel Fattah al-Sisi paralajmëroi që Kajro mund të ndërhynte në Libinë fqinje përtej kufirit perëndimor të Egjiptit.
Sipas France24, përcjell Telegrafi, parlamenti miratoi njëzëri "vendosjen e anëtarëve të forcave të armatosura të Egjiptit në misione luftarake jashtë kufijve të Egjiptit për të mbrojtur sigurinë kombëtare egjiptiane ... kundër milicisë kriminale të armatosur dhe elementeve terroriste të huaj", thuhet në një deklaratë.
Vendimi erdhi pasi Sisi tha javën e kaluar se Egjipti nuk do të qëndronte “anash” nëse ekzistonte një kërcënim për sigurinë kombëtare në Egjipt nëse parlamenti jepte miratimin e tij.
Po sipas France24, masa mund të sjellë Egjiptin dhe Turqinë, të dy aleatët amerikanë që mbështesin palët rivale, në konfrontim të drejtpërdrejtë.
Sisi e ka quajtur qytetin bregdetar strategjik Sirte një "vijë të kuqe" dhe paralajmëroi se çdo sulm mbi qytetin do të shtynte Kajron të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur kufirin e saj perëndimor me vendin e pasur me naftë.
Libia u zhyt në kaos kur një kryengritje e mbështetur nga NATO në 2011 rrëzoi diktatorin Muammar Gaddafi, i cili u vra më vonë.
Vendi tani është i ndarë midis territorit në lindje të kontrolluar nga luftëtarët - të quajtur Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) - besnike ndaj kryekomandantit Khalifa Haftar dhe një qeverie të mbështetur nga OKB në Tripoli, në perëndim. /Telegrafi/


