Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2023/09/Bregdeti-850x567-1.jpg

Të shtunën në Shqipëri parashikohet të mbajë mot me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti do të jetë i kthjellët, si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore të vendit.

Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë 7-18m/s

Deti - Valëzimi i forcës 2 -4ballë. /Telegrafi/