Please enter at least 3 characters.

Paraguai eliminon Turqinë nga Kupa e Botës

Kombëtarja e Turqisë ka zhgënjyer edhe në përballjen ndaj Paraguait, për t’u përshëndetur me Kupën e Botës 2026.

Edhe pse ishin me një lojtar më shumë që nga fundi i pjesës së parë, turqit pësuan disfatë me rezultat 0-1.

Matis Galarza ishte heroi i Paraguait që shënoi nga distanca pas vetëm dy minutave lojë.

Turqia që atëherë kishte krejtësisht dominimin, duke krijuar disa raste shënimi megjithatë assesi s’ia dolën t’i finalizojnë.

Situata për Turqinë u bë më e vështirë kur Miguel Almiron u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të VAR-it (45+3’).

Can Uzun dhe Deniz Gul gjithashtu nuk ishin në formën më të mirë pasi humbën disa raste shënimi nga afërsia, gjë që kishte rol të madh në këtë disfatë.

Kësisoj, Turqia me paraqitje zhgënjyese në dy ndeshje përshëndetet me Botërorin, kurse Paraguai hynë në garë për avancim në fazën e eliminimit direkt./Telegrafi/