Please enter at least 3 characters.

Paraburgim prej 30 ditësh edhe për Bogdan Ilievskin

2017/05/Bogdan-Ilievski-780-e1501489067845.jpg

Gjykata Penale i ka shqptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Bogdan Ilievskit, i njohur si "Betmeni", për pjesëmarrje në dhunën në Kuvend më 27 prill, njofton Makfaks.

Ai dje u mor në pyetje dhe ngarkohet me akuzën për "rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Penale paraburgim prej 30 ditësh i ka shqiptuar edhe Mitko Çavkovit, Igor Durllovskit, Oliver Radullovit dhe personave O.P dhe M.P.

Ndërsa për E.B dhe S.M gjykatësi vendosi t'ua caktojë masën e arrestit shtëpiak./Telegrafi/