Paolo Maldini e ndjek Blerand Stavilecin në Instagram (Foto)
08/03/2017
Paolo Maldini i ka bërë një befasi të këndshme presidentit të klubit të basketbollit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavilecit.
Legjenda e futbollit italian si duket ka vendosur ta ndjek për së afërmi prishtinasin përmes rrjetit social Instagram.
Kujtojmë se Blerandi është tifoz i flaktë i rivalit të përbetuar të kuqezinjve, Juventusit.
Stavileci shpesh udhëton drejt qytetit të Torinos për të parë ndeshjet e klubit të zemrës. /Telegrafi/


