Please enter at least 3 characters.

Pandemia COVID-18 'shkatërron' sektorin e turizmit në BE

2020/09/paris-coronavirus.jpg
784:"PARIS, FRANCE - MARCH 18: A woman wearing a protective mask walks her dog on the Esplanade du Trocadero square in front of the Eiffel Tower the second day after the announcement by French President Emmanuel Macron of the confinement of the French due to an outbreak of coronavirus pandemic (COVID-19) on March 18, 2020 in Paris, France. From Tuesday, March 17 at noon for at least two weeks, the French will have to stay at home, under penalty of sanctions, unless travel is absolutely necessary, announced the head of state. President launched the war against the coronavirus and placed France in containment without ever saying the word. The Coronavirus epidemic has exceeded 7,900 dead for more than 198,000 infections across the world. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images )
12:"Getty Images

Sektori i turizmit në Bashkimin Evropian ra me 75 për qind në qershor mbi baza vjetore, ndërsa sektori i përgjithshëm i shërbimeve regjistroi një rënie prej 16.4 për qind për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, aktiviteti i operatorëve turistikë ka rënë më 83.6 për qind.

“Midis sektorëve të detajuar brenda sektorit të turizmit, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë ranë më së shumti apo 83.6 për qind, pasuar nga transporti ajror më 73.8 për qind, akomodimi më 66.4 për qind dhe restorantet më 38.4 për”, vëren Eurostat.

Në muajin qershor u pa një rimëkëmbje kundrejt muajit prill, periudha kulmore e pandemisë, për shkak të rihapjes së aktiviteteve ekonomike.

Masat për të ndaluar përhapjen e virusit kanë goditur thellë disa sektorë, veçanërisht udhëtimet, aviacionin, turizmin dhe prodhimin.

Që prej shfaqjes fillimisht në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën. /Telegrafi/