Pamje tronditëse nga Venezuela: Një protestues qëllohet për vdekje me një “granatë tymi” nga policia (Video,+18)
Ky është momenti tronditës kur një protestues u qëllua për vdekje në një pikë ndalese me një "granatë tymi" nga policia e trazirave të Venezuelës.
Njëzeteshtatë vjeçi, i identifikuar si Miguel Castillo, po demonstronte kundër presidentit Nicolas Maduro i cili kishte dhënë një urdhër për të rishkruar kushtetutën e vendit.
Videoja tregon viktimën e rrethuar nga oficerë të policisë para se të lihet për tu zvarritur në një rrugë kryesore kur goditet në gjoksin e tij në zonën e banimit të Las Mercedes në periferi të Caracas.
Videoja, i regjistruar nga një nga dëshmitarët, tregon Castillonin të rrethuar nga oficerët.
Gerardo Blyde, kryetari i bashkisë së qytetit Baruta, konfirmoi se Miguel Castillo kishte vdekur, edhe pse ishte dërguar në spital. /Telegrafi/


