Please enter at least 3 characters.

Pamela Anderson e zhveshur thotë se askush nuk është i ndershëm

2018/11/GettyImages-689975554-e1542882374552.jpg
557:"MARBELLA, SPAIN - MAY 27: (EXCLUSIVE COVERAGE) (EDITORS NOTE: This image has been processed using Black & White filters.) Actress Pamela Anderson attends the official opening of new summer hot spot 'Playa Padre' in Cable Beach on May 27, 2017 in Marbella, Spain. The exclusive beach club offer a new exciting experience to Marbella social scene and is also committed to donating a percentage of its benefits to Casa Global Gift, a social project of the town of Marbella that supports children founded by Maria Bravo. (Photo by fotopress/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe pse 51-vjeç, aktorja ka një trup për tu pasur zili nga çdo vajzë e re. Pamela Anderson ende vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Bukuroshja ka treguar me kohë që nuk heziton të sjell edhe imazhe mjaft provokuese në rrjetet sociale.

Biondina ka sjell një fotografi teksa shihet pa të brendshme si dhe një bluzë transparente teksa i shfaq gjoksin.

Ajo me këtë formë iu drejtua gënjeshtarëve dhe njerëzve të pandershëm, ku nënvizoi se natyra njerëzore është e tillë dhe se të gjithë duhet të mendojnë më shumë për vetveten.

"Besoni në gënjeshtra për të mësuar më në fund të besoni tek vetja… është vërtetë shumë e rëndësishme kjo? Asnjë nuk është i ndershëm 100%, mbi të gjitha ata që akuzojnë të tjerët që nuk janë të besueshëm", shkroi fillimisht aktorja.

"Natyra njerëzore është e tillë. Është normale të jesh i hapur, të jetosh, të mos kesh frikë. Lëri të gënjejnë, është vetëm një vend, i trishtuar gjithsesi, ndër të tjera-mendoni shumë për veten tuaj. Preferoj të besoj tek çdo gjë dhe tek të gjithë", shkroi më tutje e dashura e futbollistit, Adil Rami.

"Përse Jo? Sepse e di të vërtetën dhe të tjerat janë vetëm zbavitje”, ka shkruar ajo në postimin në Instagram.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/