Please enter at least 3 characters.

Palestina vlerëson pozicionin e Bidenit

2021/01/GettyImages-1229094517-1600.jpg
260:"Democratic Presidential candidate and former US Vice President Joe Biden participates in an ABC News town hall event at the National Constitution Center in Philadelphia on October 15, 2020. (Photo by JIM WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Palestina vlerëson shumë pozicionin e presidentit amerikan, Joseph Biden për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për konfliktin izraelito-palestinez.

Këtë e deklaroi ambasadori i Palestinës në Rusi, Abdel Hafiz Nofal.

Nofal pohoi se Palestina vlerëson shumë këtë pozicion të ri të Shteteve të Bashkuara, pasiqë vendi kaloi periudha jashtëzakonisht të vështira gjatë mandatit të ish-presidentit, Donald Trump.

Ushtruesi i detyrës së përfaqësuesit të SHBA-së në OKB, Richard Mills, njoftoi misionin diplomatik amerikan në Jerusalemin Lindor dhe misionin diplomatik palestinez në Uashington, të cilat u shfuqizuan nga administrata e mëparshme e SHBA-së, tha Nofal, duke shtuar se Palestina vlerëson shumë këtë pozicion.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jens Psaki tha se presidenti i ri amerikan beson se një zgjidhje e përbashkët është mënyra e vetme për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez. /Telegrafi/