Please enter at least 3 characters.

Pagëzime masive në emër të Vorio-Epirit

2016/01/f.1105105044806_m.gif

SFEVA, vetëm pak ditë më parë ka iniciuar dhe sponsorizuar pagëzimin e 19 personave nga fshati Polenë i Korçës si dhe 8 martesa, raporton Gazeta Shqiptare.

Në të gjitha rastet, kanë qenë përfaqësuesit e SFEVA-s ata që kanë drejtuar proceset e pagëzimit dhe kanë financuar të gjitha shpenzimet.

Në faqen e saj zyrtare, kjo shoqatë bën të ditur se do të vijojë të sponsorizojë pagëzimet për të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit Vorio-Epirot, të cilët për një arsye apo një tjetër nuk janë pagëzuar deri më tani. Referuar gjithnjë njoftimit të vet SFEVA-s, procesi i pagëzimit është zhvilluar në Katedralen e Korçës.

Në faqen zyrtare www.sfeva.gr, shpjegohen qëllimet e kësaj shoqate. Atje thuhet se "Komiteti Koordinues Studentor për të Drejtat e Epirit të Veriut (SFEVA) u themelua në 1982 nga studentët dhe shkencëtarët e rinj me besim në ortodoksinë dhe Greqinë. Ata u indinjuan thellë nga tragjedia e helenizmit të Epirit të Veriut dhe u frymëzuan nga lufta e mitropolitit të Mitropolisë së Shenjtë të Konicës, Sevastianos, i cili zgjoi helenizmi në një kohë kur çështja e Epirit të Veriut ishte e harruar nga grekët dhe kur brezat e rinj injoruan edhe vetë ekzistencën e Epirit të Veriut”.

“Qëllim i këtij Komiteti është promovimi i çështjes së Epirit të Veriut në çdo mënyrë të mundshme, objektivi i informimit të publikut dhe asistencë në disa mënyra të helenizmit për të bërë të munduar jetesë dhe lulëzimin në Epirin e Veriut". /Telegrafi/