Please enter at least 3 characters.

Pagat e policëve dhe zjarrfikësve me ligjin e ri

2023/02/325208542_511968391101521_3353088231731369409_n.png

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik, e cila këtë vit do të jetë 105 euro.

Ndërsa, siç u bë e ditur, gjatë 2024-së vlera e koeficientit pritet të rritet në 110 euro, shkruan Telegrafi.

Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra, pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.

Bazuar në këtë përllogaritje, pagat për Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit do të jenë si më poshtë:

Drejtori i policisë 1522.5 euroKoloneli 1071 euroPolic i lartë 619.5 euroPolici 525 euro Polic i ri 472.5 euroKadet 210 euroKomandanti i brigadës së zjarrfikësve 735 euroZjarrfikës 525 euro Zjarrfikës praktikant 420 euro /Telegrafi/