Please enter at least 3 characters.

Pa Messin nuk ka spektakël

2016/01/f.0825225501980_m.jpg

Blaugranët luajtën pa njeriun kryesor, Lionel Messi, i cili u lëndua në Superkupë ndaj Atletico Madridit dhe mosprania e tij u vërejt që nga fishkëllima e parë e gjyqtarit.

Pas një gjysme të parë të zbehtë, katalunasit arritën të shënojnë para se të shkonin në pushim. Alexis Sanchez asistoi te Adriano, i cili goditi mirë për ta lënë të pashpresë Caballeron (44’).

Në gjysmën e dytë, mysafirët u përpoqën të krijonin më shumë raste, ndërsa përmendim goditjen e shtyllës pas një gjuajtjeje të lirë të Xavit të devijuar nga Gerard Pique.

Edhe pse ishte paralajmëruar se do të luante nga fillimi, Neymar u inkuadrua në minutën e 63-të (Pedro), mirëpo nuk arriti të bënte asgjë.

Janë tri pikë të reja për kampionin në fuqi, mirëpo duke pasur parasysh hapjen e sezonit me fitoren prej 7-0 ndaj Levantes, kjo mund të quhet një fitore e zbehtë e Barcelonës. /Telegrafi/