Osmani pritet nga mërgata shqiptare në Philadelphia
Vjosa Osmani
28/09/2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me një ceremoni madhështore nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, në objektin e njohur si “Shtëpia e shqiptarit”.
Ky objekt, i blerë dhe i transformuar në shkollë shqipe nga bashkatdhetarët me mund dhe punë të palodhur, është kthyer në qendër të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Osmani u shpreh thellësisht mirënjohëse për përkushtimin e mërgatës, duke theksuar se kjo shkollë është dëshmi e gjallë e dashurisë për atdheun dhe trashëgiminë shqiptare.
“Mërgata jonë me punë e mund e ka siguruar dhe e ka shndërruar këtë objekt në shkollë shqipe. Ky përkushtim ruan dhe forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, deklaroi presidentja.


