Please enter at least 3 characters.

Osmani bashkëbisedoi me Zyrën e OBSH-së, ua përmend ligjin anti COVID

2020/07/2020_07_06_Kryetarja-Osmani-bashkëbisedoi-me-Zyrën-e-Organizatës-Botërore-të-Shëndetësisë-në-Kosovë.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot një takim virtual me Sergei Koryak, zyrtar ndërlidhës i OBSH-së në Kosovë, si dhe me zyrtaren profesionale të emergjencave, Isme Humolli.

“Në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe OBSH-së në përpjekje për menaxhim të suksesshëm të pandemisë COVID-19. Osmani i ka njoftuar zyrtarët e OBSH-së në lidhje me iniciativën ligjore të ndërmarrë me qëllim që vendimet për masat anti Covid të kenë bazë ligjore, teksa organet e rendit të kenë mundësinë e veprimit aty ku hasen shkelje”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, në këtë takim u potencua rritja e fokusit ndaj sektorit të shëndetësisë, ngase pandemia nuk ka përfunduar, ndaj veprimet e vonuara mund të shkaktojnë efekt zingjiror dhe dëme më të mëdha.

Palët diskutuan edhe për rëndësinë e shembullit që duhet të paraqesin liderët institucionalë, duke respektuar masat mbrojtëse, për të ndërtuar një normë të re të sjelljes në kohë pandemie. /Telegrafi/