Oriz me qumësht, dardha, fëstëk dhe mjaltë
02/10/2023
Recetë e shkëlqyer në vlera ushqimore dhe pa shumë kaloriPërbërësit:- 1 filxhan oriz;- 5 filxhanë qumësht me shumë yndyrë;- një shkopth vaniljeje;- ½ filxhan sheqer;- 1/3 lugë lëvore limoni;- 1 dardhë,- gjysmë filxhani fëstëkë të grirë pa kripë, të fërguar;- mjaltë (për shërbim).
Në enën me qumësht qitni orizin e zier; Në qumësht qitni edhe farat e bluara të vaniljes (nga brendësia e kërcellit).
Kur qumështi të vlojë, zvogëloni temperaturën dhe zieni duke përzier shpesh, derisa orizi të zbutet dhe të dendësohet (rreth 30 minuta).
Shtoni sheqerin dhe korën e limonit dhe duke e përzier zieni edhe 5 minuta.
Shërbeni orizin të ngrohtë apo të ftohtë me dardhën e grirë, fëstëkët e fërguar dhe pak mjaltë sipër.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


