Please enter at least 3 characters.

Orbanit i pëlqen zëdhënësja për media e Trumpit: A mund ta marr me vete në Hungari?

Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjendet në një vizitë zyrtare në SHBA, ku gjatë ditës së djeshme është takuar me liderin amerikan, Trump.

“Vetëm shikoje atë! Duket se Orban ia ka vënë syrin Caroline Leavitt,” komentoi një nga bashkëpunëtorët e afërt të presidentit amerikan, Donald Trump.

Situata duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në skenën politike.

“Caroline, Kryeministri dëshiron që të punosh për të në Hungari. Të lutem, mos na lër, Caroline”, i tha presidenti amerikan, Donald Trump sekretarit të tij të shtypit, Caroline Leavitt. /Telegrafi/