Please enter at least 3 characters.

OQM distancohet nga ofendimet e Stevçe Jakimovskit

2016/10/OQM-1.jpg

Partia "Opsioni Qytetar për Maqedoninë OQM", me të cilën udhëheq Stevçe Jakimovski, janë distancuar nga kryetari i partisë së tyre lidhur me ofendimin që ai dje ua bëri gazetarëve kur u paraqitë në gjykatë.

Nga kjo parti thonë se ky është qëndrim personal i Jakimovskit dhe distancohen nga ofendimet e tij, dhe shtojnë se këto ofendime kanë qenë personale të Jakimovskit drejtuara drejt një shtëpi televizive dhe jo kundër të gjithë gazetarëve.

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Steçve Jakimovski, gjatë ditës së djeshme u arrestua dhe u soll para gjykatës, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Gazetarët të cilët kanë qenë të pranishëm para gjykatës, i kanë kërkuar që të jep deklaratë dhe të sqarojë se pse është arrestuar, ndërsa ai ju është përgjigjur duke i sharë ato.

Më vonë ai deklaroi se nuk e ka ndërmend të kërkojnë falje për sharjet që i bëri ndaj gazetarëve./Telegrafi/