Omerbasic, MVP e javës së shtatë në Superligën e Femrave
29/11/2022
Në xhiron e shtatë në Superligën e Femrave, skuadrat favorite shënuan fitore.
Kampionia Penza mundi bindshëm Vëllaznimin, ku u më e mira ishte Leila Omerbasic me 42 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime, duke qenë më e mira e kësaj jave, ndërsa ajo u ndihmua nga Antoinette Thompson me 23 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.
Bashkimi regjistroi fitoren e shtatë radhazi në elitë, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, ku mposhti United Basketball, ndërsa më e dalluara ishte Aulona Muhadri me 16 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.
Prishtina mundi Trepçën, ku më të dalluarat te prishtinaset ishin Sarah Mgbeike me 14 pikë, tetë kërcime e pesë asistime dhe Bh'rea Griffin me 18 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.


