Olmo flet për krahasimin e Yamal me Messin
Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, i ka cilësuar krahasimet e shokut të tij të skuadrës, Lamine Yamal, me Lionel Messin si absurde.
18-vjeçari spanjoll shënoi një gol spektakolar me biçikletë në fitoren kundër Real Oviedos duke e çuar bilancin e tij në 11 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat këtë sezon.
Forma e tij e mira me gola dhe asistime kanë bërë që Yamal të lavdërohet nga të gjithë, teksa po krahasohet edhe me legjendën argjentinase, Messi.
Megjithatë, Olmo ka thënë se krahasimet e Yamal me Messin janë absurde, por ka këmbëngulur se talenti spanjoll mund të krijojë trashëgiminë e tij dhe se do të jetë thelbësor për suksesin e klubit.
“Lamine ka rrugën e vet. Çdo krahasim i një lojtari me Messin është i çmendur. Ai ka rrugën e tij dhe është absurde”.
“Ne do ta mbështesim atë për ta ndihmuar të përmirësohet. Nëse Lamine fiton dhe shënon gola, skuadra do të fitojë”, ka thënë Olmo. /Telegrafi/


