Please enter at least 3 characters.

Nxënësit vizitojnë impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura në Skenderaj

Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj kanë vizituar dje impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura në Llaushë të Skenderajt.

Nxënësit morën shpjegime lidhur me procesin e punës nga inxhinieri i procesit, Beqir Vojvoda, shkruan Telegrafi.

“Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me procesin e trajtimit të ujërave të ndotura, ku morën shpjegime të detajuara nga z. Beqir Vojvoda, Inxhinier i Procesit”, thuhet në njoftim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka thënë se mirëpresin edhe vizitorë të tjerë të interesuar për aktivitete edukativo-informative, si në këtë impiant, ashtu edhe në impiantet për trajtimin e ujit të pijshëm në Shipol dhe Balincë. /Telegrafi/