Please enter at least 3 characters.

Nxënësi ther me thikë mësimdhënësin në Pejë (Video)

2018/03/1-1.png

Mësimdhënësi, Begatim Bytyqi, u ther me thikë nga një nxënës i tij.

Arsye për këtë incident që ndodhi në mesditë në afërsi të shkollës teknike “Shaban Spahija” në Pejë,  ishte vërejtja me shkrim e  profesorit për djalin që edhe më herët ishte dërguar në para-përjashtim, njofton Klan Kosova.

Vetë profesori që u sulmua, me të marrë ndihmën mjekësore, u lëshua për në shtëpi, mirëpo nuk pranoi të flas për rastin.

Veçse zëvendësdrejtori pohon se ai nuk është mirë emocionalisht.