Please enter at least 3 characters.

Nuk shqyrtohet Ligji për Buxhetin

2016/11/15045579_1114148108704466_1085953008_n-e1478694569262.jpg

Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e ka shqyrtuar Ligjin për Buxhetin të cilin e kishte paraparë në rend dite sot, njofton Klan Kosova.

Atë e kanë shtyrë për javën e ardhshme me arsyetimin se ka pas shumë defekte dhe paqartësi në materialet e ofruara nga ministria e Financave.

Për këtë janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit, veç se deputeti i NISMA-s, Enver Hoti ka thënë se “ministri bashkë me këtë buxhet më mirë do të ishte që të jepte dorëheqje”. /Telegrafi/