Please enter at least 3 characters.

Nuk iu bindet urdhrave të policisë, godet me veturë zyrtarin policor dhe largohet

2020/10/policia-me-jeleke-antiplum-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa ishin në një pikë kontrolli, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë. /Telegrafi/